Ambasadat amerikane në të gjithë botën së shpejti do të mbajnë flamurin e Black Lives Matter dhe do të bëjnë fushatë kundër ‘padrejtësisë racore globale’, duke zgjeruar eksportin global të zgjimit si politikë zyrtare që filloi me flamurin e ylberit të LGBT+.
George Floyd u vra një vit më parë dhe mesazhi Black Lives Matter është bërë që nga ajo kohë politikë zyrtare diplomatike e SHBA-së. Kjo sipas një memoje dërguar ambasadave të SHBA-së nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken javën e kaluar dhe zbuluar nga revista konservatore ‘Human Events’ të hënën.
Memoja këshillon ambasadat të përqendrojnë mesazhet e tyre ‘në nevojën për të eleminuar racizmin sistemik dhe ndikimin e tij të vazhdueshëm’, dhe u jep atyre ‘një autorizim pa kufij’ për të valëvitur flamurin BLM krahas flamurit amerikan për pjesën tjetër të vitit.
Postat diplomatike këshillohen të tërheqin vëmendjen jo vetëm për vdekjen e Floyd, por për episodet e tjera nga historia racore e SHBA-së.
Megjithëse është nënshkruar nga Blinken, memorandumi është drejtpërdrejt në përputhje me urdhrin ekzekutiv të presidentit Joe Biden ‘Përparimi i Barazisë Raciale’, të lëshuar në janar.