Vendosni fjalën kyçe....

“O Ademi jonë me miliona o, nuk kërkojmë gjë tjetër veç të drejtave tona”, memet që studentët e Shkodrës i drejtojnë rektorit (FOTOT)


Studentët e Universitetit të Shkodrës ashtu sikurse edhe ata të Tiranës, kanë vazhduar protestën.

Një pjesë e studentëve janë ngujuar në universitet ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave nga qeveria.

Sot ata kanë përgatitur disa “meme” për rektorin e universitetit, Adem Bekteshit, pasi ai vendosi që të fikë kaldajat që shërbejnë për ngrohje pranë ambjenteve ku studentët ishin ngujuar.

“O Ademi jonë me miliona o, nuk kërkojmë gjë tjetër veç të drejtave tona”, thuhet në një nga pankartat.

Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, prej 7 ditësh në ambientet ku studiojnë, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *