Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter shkruan se dëshpërimi i humbësve nuk do i bëjë ata që të humbasin qetësinë.
Sipas Ramës 25 prilli do sjellë bashkimin e shqiptarëve që do i japë ndëshkimin forcave që duan ta pengojnë atë.
“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”-shkruan Rama.