Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta ish-deputeti i LDK-së në Kosovë


Ndahet nga jeta ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur nipi i tij, Besart Baruti përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Familjarë, miq dhe dashamirë,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit, ndërroi jetë djali, vëllai, babai, gjyshi dhe axha ynë i dashur Prof. Dr. Blerim Baruti.
Dhashtë Zoti urtësia e tij, mirësia, dashuria që ka shpërndarë çdo ditë, të përcillen në këtë jetë.
Veprat e tij të mira do jetojnë gjatë! Ata që e njohën padyshim që e ndjejnë pikëllimin së bashku me ne!
Nuk ka fjalë të përshkruhet kjo dhimbje e jona, por, Allahu ata që i do më shumë i merr afër vetes më herët!
Varrimi do të mbahet vetëm me rrethin e ngushtë familjar, për të respektuar masat e IKSHPK-se. Ndërsa, të pame nuk do të ketë!”– shkruan ai.

Blerim Baruti ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për një kohë ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ai punonte si profesor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *