11 humbje jete janë regjistruar në Kosovë 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Për sa u përket rasteve të reja, nga 4718 analiza të kryera janë gjetur 512 persona të prekur nga koronavirusi i ri.
Qeveria e Kosovës pritet të ashpërsojë masat anti-covid në një mbledhje të ditës së sotme.