Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi do bëhet realitet edhe vaksinimi


Kryeministri Edi Rama në një moment kur skepticizmi për vaksinimin e popullsisë si luftën ndaj Covid-19, nëpërmjet postimeve të shpeshta premton se ky proces do të prekë gjithë popullsinë.

Sipas tij, ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi do bëhet realitet edhe vaksinimi.

Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot dhe aspak më vonë se shumë shtete të tjera në Evropë e në rajon po se po.

*Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre”-shkruan Rama.

Por kur bërja realitet e rindërtimit po zgjat mbi një vit sa do zgjasë realiteti i vaksinimit?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *