Vendosni fjalën kyçe....

12 viktima e 1088 raste të reja me Covid-19 në vend


12 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.

Viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 35-78 vjeç.

Në katër spitalet Covid në Tiranë po trajtohen 531 pacientë, nga të cilët 32 janë në terapi intensive me 11 pacientë të intubuar.

Nga 3885 testime të kryera janë gjetur 1088 raste të reja më Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë masat e vendosura si distancimi social, mbajtja e maskës, shtimi i higjienës personale e shmangia e grumbullimeve masive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *