Deri në orën 15:00 në Kosovë kanë votuar 32.43 për qind e personave të regjistruar.
E përshtatur në numra, personat që kanë votuar deri në atë orë janë rreth 568 mijë nga 1 milion e 795 mijë zgjedhës.
Në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2019, deri në orën 15:00 kishin votuar rreth 30 për qind e qytetarëve.
Sipas kryetares së KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka, të gjitha problematikat e ankesat e paraqitura po trajtohen nga autoritetet në bashkëpunim me prokurorinë e policinë.