Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri me vlerë rreth 6 milionë euro, që i përkasin një personi i cili është dënuar tre herë në Itali për trafik droge e krime kundër personit.
Bëhet fjalë për pasuri që u përkasin Alban Xhepës si dhe familjarëve të tij, Lorenc Xhepa e Baftjar Xhepa.
Ndër pasuritë llogariten 10 automjete, 7 prona të patundshme, 4 biznese e llogari bankare.