Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Fier, humb jetën çifti i bashkëshortëve


Dy persona kanë humbur jetën në Fier pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Levan-Qarr ndërsa viktimat janë identifikuar si Nue e Pashkë Preçi, respektivisht 62 e 61 vjeç.

Mjeti tip ‘Toyota’ ka dalë nga rruga rreth orës 7 e 20 të mëngjesit ndërsa dinamika e aksidentit po hetohet, por dyshohet se shkak është bërë lagështira e shpejtësia e ndaluar.

Ambulanca, policia e zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të nxjerrë trupat e viktimave.

Njoftimi

Fier / Informacion paraprak.

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës.

Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *