Shqipëria ka mundur Kosovën në miqësoren e pasdites së sotme të luajtur në Elbasan.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Reja vinte me shumë emra të rinj në formacion ndërsa Kosova mungesën e vetme të madhe kishte atë të trajerit Challandes, i prekur nga Covid-19.
Sfida përfundoi me fitoren e Shqipërisë me rezultatin 2-1 me gola të shënuar nga Balaj e Uzuni.
Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Muriqi me 11-metërsh. Katër ditë më vonë, Shqipërinë dhe Kosovën i presin ndeshjet në Ligën e Kombeve.
Shqipëria do ndeshet përkatësisht me Kazakistanin (15 nëntor) dhe Bjellorusinë (18 nëntor) ndërsa Kosova do përballet me Slloveninë (15 nëntor) dhe Moldavinë (18 nëntor).