Vendosni fjalën kyçe....

Facebook do të ndalojë të gjitha reklamat politike pas votimeve më 3 nëntor


Facebook ka njoftuar se do të ndalojë shfaqjen e reklamave politike në SHBA pasi të mbyllen votimet për zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor.

Ndalimi i përkohshëm synon, sipas firmës, të kufizojë konfuzionin, keqinformimin dhe abuzimin e informacioneve për të mos delegjitimuar rezultatin.

Së bashku me reklamat, gjiganti i mediave sociale thotë se po heq postimet që bëjnë thirrje për njerëzit që në gjuhë militariste ose frikësuese.

Drejtuesit e Facebook-ut vunë në dukje se kjo do zbatohet për të gjithë, përfshirë presidentin Donald Trump dhe politikanë të tjerë.

Përpjekjet pasojnë kritikat me të cilat është përballur kompania në pronësi të Mark Zuckerberg, në lidhje mos kontrollimin e fakteve në reklamat politike.

“Ndërsa reklamat janë një mënyrë e rëndësishme për të shprehur zërin, ne planifikojmë të ndalojmë përkohësisht të gjitha reklamat e çështjeve shoqërore, elektorale ose politike në SHBA pasi të mbyllen votimet më 3 nëntor, për të zvogëluar mundësitë për konfuzion ose abuzim”- tha kompania në një postim.

“Këto zgjedhje nuk do të jenë biznes si zakonisht. Ne të gjithë kemi një përgjegjësi për të mbrojtur demokracinë tonë”- shkroi Zuckerberg në një deklaratë në fillim të këtij muaji, citon Daily Mail.

Ky vendim i gjigandit të medias sociale vjen, pasi presidenti Donald Trump ka përdorur rrjetin shumë herë për të bërë akuza se votimi me postë do të çojë në manipulim të zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *