Vendosni fjalën kyçe....

Miza “vjedh” përplasjen Pence-Harris, shpallet fituese e debatit (Video)


Shikuesit e debatit mes zv.presidentit amerikan Pence e kandidates demokrate për zv.presidente, Harris, mund të jenë befasuar kur panë një pretendent të tretë në skenë: një mizë këmbëngulëse e cila kundërshtoi të largohej nga koka e tij, duke bërë që shumë njerëz të shpallnin insektin si fituesin e natës.

Megjithëse kandidatët u ndanë nga mburojat prej xhami plastik gjatë debatit të së mërkurës, masat paraprake nuk ishin në përputhje me mizën e patrembur, që u pa duke ngritur kampin në majë të kokës së Pence për disa minuta.

Me një debat shumë më pak të diskutueshëm sesa ai mes presidentit Trump e kandidatit demokrat Biden, miza vodhi shpejt shfaqjen, duke u bërë tema më e diskutuar e natës, duke dominuar bisedat në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *