Qeveria Shqiptare vendosi t’i kalojë në pronësi të një kompanie private, sipërfaqen e Gardës së Republikës.
Pano Soko i Nisma Thurje shkruan se ky truall do i kalojë në pronësi një kompanie private kjo referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave.
Në vendimin e firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, përfshihet e një prona të kompanisë private që shkëmbehen me gardën e Republikës.
Vendimi Këshëllit të Ministrave:
“Shkëmbimin e pronës me sipërfaqe 1 470(një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2, pjesë e pasurisë shtetërore nr.4/854, me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, në zonën kadastrale 8270, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1 Tiranë, në varësi të Ministrisë Financave dhe Ekonomisë, me pronat nr.2/353, 2/534, 2/355, 2/18, me sipërfaqe totale “truall”1 470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2 dhe objekte, me sipërfaqe 251 6 (dyqind e pesëdhjetë e një presje gjashtë) m2, në pronësi të shoqërisë “Dushku S.A”, sh.p.k., në zonën kadastrale 8280 Tiranë, sipas raportit të vlerësimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2.Shkëmbimi i këtyre pronave të kryhet pashpërblim apo kompensim mbi vlerën e tyre.
3.Shkëmbimi të realizohet nëpërmjet kontratës së shkëmbimit, e cila nënshkruhet nga Ndërmarrja Industriale nr.1 Tiranë dhe shoqëria “Dushku S.A”, sh.p.k.
4.Pas shkëmbimit, pronat nr.2/353, 2/534,2/355, 2/18, me sipërfaqe totale “truall” 1 470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2 dhe objekte, me sipërfaqe 251 6 (dyqind e pesëdhjetë e një presje gjashtë) m2, në zonën kadastrale 8280, të përdoren nga Bashkia Tiranë, në funksion të masterplanit të miratuar me planin e përgjithshëm vendor të Tiranës”-thuhet në vendim.