Vendosni fjalën kyçe....

Soko i Nisma Thurje: Trualli i Gardës i kalon kompanisë private


Qeveria Shqiptare vendosi t’i kalojë në pronësi të një kompanie private, sipërfaqen e Gardës së Republikës.

Pano Soko i Nisma Thurje shkruan se ky truall do i kalojë në pronësi një kompanie private kjo referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave.

vendimin e firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, përfshihet e një prona të kompanisë private që shkëmbehen me gardën e Republikës. 

“Mesa duket iu gjend vendi dhe Gardës. Qeveria paska miratuar një shkëmbim prone, ku i këmben 1470 m2 të Gardës me një kompani private. Ia paska kaluar truallin e Gardës kompanisë private dhe ka marrë mbrapsht një sasi trualli në një vend tjetër.
Pa asnjë lloj leverdishmërie ekonomike, pa asnjë lloj përfitimi publik. Thjesht ka bëre shkëmbimin dhe kaq.
Por kujdes, pa asnjë lloj përfitueshmërie publike, por përfitueshmëri private ka sa të hanë dhe qentë..
1470 m2 truall në atë zonë përkthehen optimalisht në 30 mijë m2 ndërtim.
Dyqanet me 8.000 €/m2.
Apartamentet me 4.000 €/m2.
Gjithë gjithë 150 milionë € (pa prishur qejf).
Kulla, kulla, kulla.
Kulla të reja në qytet“-shkruan Soko.

Vendimi Këshëllit të Ministrave:

Shkëmbimin e pronës me sipërfaqe 1 470(një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2, pjesë e pasurisë shtetërore nr.4/854, me emërtimin “Garda e Republikës, Garnizon”, në zonën kadastrale 8270, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1 Tiranë, në varësi të Ministrisë Financave dhe Ekonomisë, me pronat nr.2/353, 2/534, 2/355, 2/18, me sipërfaqe totale “truall”1 470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2 dhe objekte, me sipërfaqe 251 6 (dyqind e pesëdhjetë e një presje gjashtë) m2, në pronësi të shoqërisë “Dushku S.A”, sh.p.k., në zonën kadastrale 8280 Tiranë, sipas raportit të vlerësimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.Shkëmbimi i këtyre pronave të kryhet pashpërblim apo kompensim mbi vlerën e tyre.

3.Shkëmbimi të realizohet nëpërmjet kontratës së shkëmbimit, e cila nënshkruhet nga Ndërmarrja Industriale nr.1 Tiranë dhe shoqëria “Dushku S.A”, sh.p.k.

4.Pas shkëmbimit, pronat nr.2/353, 2/534,2/355, 2/18, me sipërfaqe totale “truall” 1 470 (një mijë e katërqind e shtatëdhjetë) m2 dhe objekte, me sipërfaqe 251 6 (dyqind e pesëdhjetë e një presje gjashtë) m2, në zonën kadastrale 8280, të përdoren nga Bashkia Tiranë, në funksion të masterplanit të miratuar me planin e përgjithshëm vendor të Tiranës”-thuhet në vendim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *