Vendosni fjalën kyçe....

Ministria përditëson të dhënat lidhur me koronavirusin e ri, tregon sa pacientë ndërruan jetë e raste e reja


Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën në vend për sa i përket koronavirusit të ri.

Ajo raporton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën pesë pacientë, ndërsa nga 833 testime të kryera janë zbuluar 125 raste të reja.

Viktimat janë sipas ministrisë, një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar.

Në dy spitalet në vend por trajtohen 175 pacientë, me 15 që janë në terapi intensive e 5 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *