Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen termocentrali në Indi, 4 viktima


4 persona humbën jetën ndërsa 17 të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi në një termocentral në jug të Indisë të mërkurën, raportojnë mediat lokale.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në një spital aty pranë, pas shpërthimit të ndodhur në fabrikën Neyveli Lignite në rrethin Cuddalore në shtetin Tamil Nadu të Indisë jugore, sipas medias NDTV.

Ky është shpërthimi i dytë i ndodhur në këtë fabrikë pas një tjetër shpërthimi të ndodhur në maj.

Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *