Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 87-vjeçarin me biçikletë në Tiranë


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku një makinë ka përplasur një 87-vjeçar.

Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Hoxha Tasim”.

87-vjeçari ishte duke kaluar rrugën me biçikletë kur po kalonte rrugën, ndërkohë ai është dërguar menjëherë në spital.

Më datë 22.05.2020, rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *