Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënohet drejtori i Aeroportit të Tiranës, një person i maskuar e godet në lëvizje


Drejtori i Aeroportit të Tiranës, Constantin von Alvensleben, është goditur me gurë teksa udhëtonte me mjetin e tij.

Ai ka bërë një denoncim në polici lidhur me ngjarjen që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 8 e 30 teksa drejtori i TIA-s, ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij në rrugën ‘Dritan Hoxha’, raporton ekskluzivisht Euronews Albania.

Mësohet se një i ri i maskuar me kapuç i është afruar dhe ka goditur me gurë në drejtim të mjetit të von Alvensleben por fatmirësisht i ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia ka sekuestruar kamerat në zonë që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Vetë drejtori i TIA-s është shprehur se nuk ka konflikte personale apo për shkak të detyrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *