619 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit.
Sipas raportit të Mbrojtjes Civile, 4694 persona kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 152,271 persona.
Nga këta kanë humbur jetën gjithsej 19.468 persona ndërsa janë shëruar 32.534.
Italia është aktualisht vendi më i goditur për sa u përket viktimave ndërsa numra të ngjashëm raporton edhe SHBA-ja.