McLaren është tërhqeur nga Çmimi i Madh i Australisë pasi një anëtar i stafit u zbulua me koronavirus.
Në njoftimin e kompanisë thuhet se anëtarët e tjerë të stafit janë vetëkarantinuar për të shmangu përhapjen e virusit.
‘Anëtari i ekipit u testua dhe u izolua sapo filluan të shfaqrn simptoma dhe tani do të trajtohet nga autoritetet lokale të kujdesit shëndetësor.’ – thuhet në deklaratën zyrtare.
Sipas drejtuesve të kompanisë kjo bëhej jo vetëm për sigurinë e anëtarëve të stafit të McLaren por edhe për skuderitë e tjera për të shmangur ëdo përhapje masive të COVID-19 në Formula 1.