Kina ka shkarkuar nga puna disa zyrtarë të vjetër pëer shkak të mënyrës se si e kanë trajtuar shpërthimin e koronavirusit, ndërkohë që numri i viktimave e ka kaluar 1.000-in.
Sekretari i partisë për Komisionin e Shëndetit në Hubei dhe kreu i komisionit, janë mes zyrtarëve që humbën punën sipas BBC-së.
Zëvendësdrejtori i Kryqit të Kuq vendor gjithashtu u hoq për “shpërdorim detyre” për mënyrën e “trajtimit të donacioneve”.
Të dy zyrtarët e partisë komuniste në Hubei do të zëvendësohen nga një figurë kombëtare – zv / drejtori i Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës, Wang Hesheng.
Mediat në Kinë, kanë raportuar të hënën, se rreth 103 vdiqën vetëm në provincën Hubei në një ditë, dhe numri i përgjithshëm i viktimave në shkallë kombëtare tani është 1.016.
Por numri i infeksioneve të reja në shkallë vendi është zvogëluar gati me 20% nga një ditë më parë, nga 3.062 në 2.478.