Vendosni fjalën kyçe....

OSBE-ja çon në Venecia propozimet për të ashtuquajturën paketa anti-shpifje


OSBE-ja i ka dërguar Komisionit të Venecias propozimet për ligjet e mediave, të emërtuara si paketa anti-shpifje.

Në një postim në Twitter, përfaqësuesi i OSBE-së, Desir, shkruan se pas shtyrjes së miratimit të ligjit nga Kuvendi, ky është një rast i mirë për të bërë përmirësime të mëtejshme në ligjin në fjalë.

‘I dërgova Komisionit të Venecias shqyrtimet tona ligjore mbi projektligjin shqiptar për Median Audiovizuale dhe Komunikimin Elektronik, pasi parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Ky është një rast i rëndësishëm për të bërë përmirësime të mëtejshme para votimit të ri në parlament’, shkruan Desir në mesazhin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *