Brazili do të pranojë fonde të huaja për të mbrojtur pyjet në Amazonë, deklaroi sot zëvendëspresidenti Hamilton Mourao.
Qeveria e presidentit, Jair Bolsonaro refuzoi në gusht 20 milionë dollarë nga vendet e G7-tës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që shkatërruan pjesë të mëdha të pyllit më të madh në botë.
Mourao deklaroi për transmetuesin “GloboNews” se tashmë janë në kërkim të fondeve.