Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Mazhoranca e di që nuk më shkarkon dot


Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur për herë të parë lidhur me marrëveshjen mes dy palëve politike për Reformën Zgjedhore.

“Në këtë drejtim shpresoj se edhe një marrëveshje e arritur për çështjen e reformës zgjedhore të jetë thjesht fillimi i një reflektimi të thellë dhe i vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshëm për çështje të interesit të përbashkët, që ndihmojnë integrimin europian të Shqipërisë, por edhe që ndihmojnë për një performancë tjetër të shqiptarëve në tërësi, në planin e qeverisjes dhe në planin e afirmimit ndërkombëtar.”– tha Meta në një intervistë për gazetarin, Adriatik Kelmendi.

Presidenti ka folur dhe për procesin e shkarkimit të tij të nisur nga ana e maxhorancës, që sipas tij nuk e shkarkon dot.

“Mazhoranca e di shumë mirë se mua nuk më shkarkon dot. Për arsye se unë, jo vetëm nuk kam shkelur Kushtetutën, por edhe nëse një president mund të nxirrte një akt, pra nxjerr një dekret sikurse nxjerr parlamenti një ligj apo qeveria nxjerr një vendim, dhe vlerësohet se nuk është në përputhje me Kushtetutën, kjo nuk është kurrë një shkak për shkarkim, përkundrazi.

Për më tepër që Kushtetuta e Shqipërisë e mbron në mënyrë të jashtëzakonshme Presidentin për shkak se Presidenti është përfaqësues i interesave të shtetit.

Dhe padyshim që kushtetutëbërësi e ka parashikuar që Presidenti për arsye nga më të ndryshmet mund të jetë nën presione nga të forta, që duhet të mbrojë një interes shtetëror apo kombëtar.”– janë fjalët e Metës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *