Ditën e hënë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do miratojë emrat e tetë prokurorëve, që do jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion e njohur ndryshe me akronimin SPAK.
Në njoftimin e KLP-së theksohet gjithashtu se po të hënën do hapet gara për drejtuesin e kësaj prokurorie.
Më poshtë është lista me tetë emrat që pritet të jenë pjesë e SPAK-ut.
Altin Dumani,
Arben Kraja,
Behar Dibra,
Edvin Kondilli,
Elida Celami(Kaçkini),
Ened Nakuçi,
Enkeleda Millonai,
Klodian Braho