Vendosni fjalën kyçe....

Po pinin kafe, dritarja u bie mbi tavolinë nga 9 metra lartësi (VIDEO)


Dy shokë që po pinin kafe në një nga lokalet e Starbucks, i kanë shpëtuar vdekjes së sigurt, kur një dritare ra nga 9 metra lartësi dhe përfundoi mbi tavolinën e tyre.

“Daily Mail” shkruan se Qian dhe shoqëruesi i tij ishin ulur në pjesën e tarracës së një lokali të Starbucks në Shanghai. Kjo ka ndodhur të shtunën e kaluar.

Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u lëndua, por z. Qian thotë se ai planifikon të padisë kompaninë dhe qendrën tregtare ku ndodhet lokali.

Ai thotë se një anëtar i stafit shtyu dritaren e cila kishte qenë e hapur dhe më pas ajo kishte rënë.


“Nuk do jetë instaluar siç duhet, ose ka pasur një lloj defekti”– thotë Qian.

“Kërkesat tona janë shumë të thjeshta: Qendra tregtare duhet të bëjë përmirësime për të mbrojtur konsumatorët dhe të kërkojë falje publikisht.”– shton ai.

Dritarja ishte instaluar në katin e dytë të ndërtesës, rreth 9 metra larg tokës. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Qian dhe miku i tij ishin të ulur dhe po shijonin kafenë, kur një dritare u shkëput dhe u ra mbi tavolinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *