Vendosni fjalën kyçe....

Taylor Swift do të shpallet “Artistja e Dekadës” në “American Music Awards”


Taylor Swift do të marrë çmimin “ Artistja e Dekadës” në “American Music Awards”. I vetmi artist tjetër që ka marrë këtë çmim prestigjioz është Garth Brooks, të cilit iu dha në vitin 2000.

Swift ka fituar çmimin “Artistja e Vitit” katër herë dhe është nominuar përsëri në këtë kategori këtë vit. Këngëtarja tashmë ka 23 çmime të AMA në shtëpi, duke hyrë në histori si artistja femër me më shumë trofe të AMA në këtë dekadë.

“Ndikimi i Taylor në muzikë këtë dekadë është i pamohueshëm, dhe shfaqjet e saj në AMA kanë qenë vërtet spektakolare”– tha në një deklaratë Marc Bracco, shefi ekzekutiv i Dick Clark Productions, citon CNN.

“Ne jemi të entuziazmuar për ta vlerësuar atë si ‘Artistja jonë e Dekadës’ dhe mezi presim që ajo të na surprizojë të gjithëve me një performancë epike, ndryshe nga çdo tjetër!” – shtoi Bracco.

Kategoritë e tjera për të cilat Taylor Swift është nominuar këtë vit janë: Videoja muzikore e preferuar; Artistja pop/rrok e preferuar; Albumi pop/rrok i preferuar; Artisti/ja bashkëkohore e preferuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *