Kryeministri Edi Rama dhe Ministri në Detyrë i Evropës dhe Punëve të Jashtme Gent Cakaj, në daljen për mediat të lajmëruar edhe më herët folën për vendimin e vendeve të BE-së për bllokimin e hapjes së negociatave.
Në hyrje të fjalës së tij Rama u përqendrua te historia e bërë publike në televizionin Rai në Itali për një fëmijë shqiptar i cili ndodhej në një kamp në Siri.
Sipas Ramës, rikthimi në vend i fëmijës dhe nënës shqiptar është i vështirë dhe nuk ka të bëjë me vullnetin e ambasadorit apo ambasadës.
Sipas Ramës, tërheqja e të gjithë personave të identifikuar do bëhet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.