Vendosni fjalën kyçe....

Punime nëpër kabina, gjysma e Tiranës sot pa drita


Disa zona në Tiranë do të vuajnë sot mungesën e energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për shkak se po punohet dhe po kryhen investime në disa zona.

“Në kuadër të realizimit të investimeve nga Drejtoria Rajonale OSHEE, më 16 gusht do të punohet në disa kabina, sipas orareve dhe zonave si vijon:

0‪9.00-14.00 

Pjesërisht zona e Institutit Bujqësor

0‪9:00-‪15:00

Pjesërisht rrugët “Siri Kodra”, “Reshit Petrela” pranë Dispancerisë, “Besim Daja”, pranë Medresesë, “Rruga Barrikadave”, “Ludovik Shllaku”, “Xhanfize Keko”, “Kujtim Laro” dhe “Sadik Petrela”

09:00-‪11:00

Zona Fushe Mezez pjesërisht

‪13:00-‪15:00

Rruga “Teodor Keko” pjesërisht”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *