Dy makina janë përplasur kokë më kokë në rrugën Lushnjë-Berat.
Nga aksidenti i rëndë janë plagosur 4 persona, 3 prej të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës ndërsa njëri, me plagë më të rënda është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normale të lejuara e mjeteve.