Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Shkodër, makina përplas motoristin e biçiklistin


Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku për pasojë janë plagosur dy persona. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Shkodër-Lezhë në fshatin Beltojë e në të janë përfshirë një motor tip Yamaha dhe një makinë tip Renault.

Gjatë përplasjes, drejtuesi i mjetit Renault ka aksidentuar edhe një person që po ecte mbi biçikletë.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre.

Njoftimi i policisë

Shkodër/ Informacion Paraprak

Me datë 22.07.2019, ora 13.35, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, fshati Beltojë, Shkodër, mjeti motor tip Yamaha, drejtuar nga shtetasi M. S. 31 vjeç, banues në fshatin Mabë, Lezhë, është përplasur me mjetin tip Renault, që drejtohej nga shtetasi N. Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Berdicë, dhe gjatë rrëzimit të motorit ka aksidentuar biçiklistin shtetasin D. Gj. 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër i cili bashkë me drejtuesin e motorit u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *