Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Konflikti Rama-Meta personal, të shtyhet Komisioni Hetimor për presidentin


Deputetja Rudina Hajdari, ka kërkuar që të shtyhet ngritja e një komisioni hetimor për presidentin e vendit Ilir Meta.

Ndërkohë që maxhoranca këmbëngul në shkarkimin e presidentit, pavarësisht mungesës së Gjykatës Kushtetuese, Hajdari thotë se pikërisht për shkak të mungesës së saj ky proces duhet shtyrë.

Sipas Hajdarit përplasja mes Metës dhe Ramës është personale.

 “Ne e shohim konfliktin mes Ramës dhe Presidentit si një përplasje personale dhe prandaj ne kërkojmë që ky komision hetimor të shtyhet dhe të ridiskutohet kur të kemi një Gjykatës Kushtetuese funksionale.

Nuk kemi pse nisim një procedurë dhe më pas ta lëmë përgjysmë”, tha Hajdari.

Që kur presidenti Meta firmosi dekretin që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat maxhoranca i mbajti gjithsesi, kryeministri Rama dhe deputetë të PS-së kërkojnë shkarkimin e presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *