Vendosni fjalën kyçe....

Ishin shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohen sapo shkelin në Itali


Tre të rinj shqiptarë u arrestuan, ndërsa rezultonin në kërkim në kuadër të një operacioni të koduar “Snowfall”.

Në pranga përfunduan, Ardit Harizi, 28 vjeç, Pëllumb Tafa, 32 vjeç dhe Klajdi Kondi, 34 vjeç, i cili më 22 maj arriti të shpëtonte gjatë një aksioni policor ku përfunduan në pranga 15 persona, përgjegjës për transportimit, ruajtjen dhe shitjes se drogave si kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë.

Mediat italiane shkruajnë se dy prej të arrestuarve, Harizi dhe Tafa u ndaluan nga agjentët në aeroportin e “Orio al Serio”, sapo u ulën pasi kishin fluturuar nga Tirana.

Ardit Harizi, së bashku me kushëririn e tij Adriatik Harizi, është një “figurë e lartë” e grupeve kryesisht të nacionalitetit shqiptarë, që menaxhojnë trafikun e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, hashashit dhe marijuanës.

Grupi gjithashtu, dispononte edhe armë zjarri. Më 31 maj 2017, policia sekuestroi një armë me 9 fishekë, e fshehur në një zgavër ashensor. Kamerat e sigurisë (videoja më poshtë) zbuluan se arma ishte vendosur nga Pëllumb Tafa, bashkëpunëtor i zellshëm i Ardit Harizit.

Në anën tjetër, Klajdi Kondo u ndalua sapo mbërriti në Itali me një fluturim nga qyteti rumun Craiova. Ky i fundit konsiderohet një ndihmës aktiv i kushërinjve Harizi, në emër të të cilit ai realizoi shitje të panumërta të drogës në qytetin e Bergamas dhe në qendrat fqinje dhe shpesh shoqëronte transportet e drogës.

Të rëndësishme për hetuesit ishin disa biseda, në të cilat tre shqiptarët flisnin për paketimin e sasive të kokainës, që shitej në brendësi të Bergamos.

Tre të arrestuarit u dërguan në Bergamo dhe arrestimet e përgjithshme në kuadër të operacionit shkuan në 18 persona.

Pjesa më e madhe e grupit ishin shqiptarë, ndërsa kishte edhe marokanë dhe italianë mes moshave 18 dhe 49 vjeç.

Hetimet të cilat zgjatën për dy vjet, u konkretizuan me përgjime telefonike, pamje video, etj. Hetuesit kanë zbuluar afërsisht shitjes e rreth 6 300 dozave të drogës.

Lëndët narkotike shiteshin për zyrtarët, por ndër klientët e grupit ishin edhe transeksualët, të cilët kontaktuan me tregtarët e drogës për kokainën që konsumonin me klientët gjatë marrëdhënieve seksuale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *