Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e karakterizoi gjigandin e telekomunikacionit kinez, Huawei, si një kompani shumë të rrezikshme.
Por gjatë ditës së enjte, Trump deklaroi se problemi që ka SHBA-ja me Huawei mund të zgjidhet në rast të një marrëveshje të re tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.
Sipas Trump, Huawei është kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.
Mjaftoi ky arsyetim, që Trump ta ndalojë veprimtarinë e Huawei në SHBA, e që në fakt është kompania më e madhe e telekomunikacionit në botë.
Ky veprim i Trump, ka ndikuar në shumë kompani të teknologjisë në mbarë botën.