Vendosni fjalën kyçe....

Nicolas Cage kërkon anulimin e martesës, debat me gruan vetëm pas 4 orësh (FOTOT)


Fituesi i çmimit “Oscar” Nicolas Cage, u martua për herë të katërt fundjavën e kaluar, por menjëherë ka kërkuar anulimin e martesës.

4 ditë pasi zyrtarisht ishte i martuar me artisten e makeup-it Erika Koike, Cage ka kërkuar që dasma e tyre të anulohet, e nëse kjo nuk është e mundut të divorcohen menjëherë.

Duke iu referuar dokumenteve në gjykatë, “TMZ” shkruan se Cage thotë se ai dhe Erika kanë qenë të dehur kur vendosën të martoheshin ditën e shtunë.  Për më tepër aktori thotë se martesa ishte një mashtrim, pasi Erika nuk i kishte treguar atij për “natyrën e një marrëdhënënieje të saj me një tjetër person”.

Cage e justifikon kërkesën për anulimin e martesës duke thënë se dy personalitete kaq të ndryshme i bëjnë të dy të papajtueshëm për martesë.

“TMZ” ka publikuar dhe disa foto të Nicolas dhe Erika-s vetëm pak orë pas martesës ditën e shtunë, ku shihen duke i bërtitur njëri-tjetrit.

Nicolas Cage dhe Erika Koike kanë qenë së bashku qysh prej muajit prill të vitit 2018 kur u panë duke ngrënë drekë në një restorant në Puerto Rico, periudhë në të cilën aktori po xhironte për filmin e tij të ri “Primal”.

Të dy më pas u panë bashkë edhe në muajin maj në Los Angeles. Ata i çuditën të gjithë kur u raportua se lidhja e tyre e dashurisë po bëhej më serioze dhe po shkonte drejt martesës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *