Vendosni fjalën kyçe....

Dalin pamjet, si u godit Ralf Gjoni me bojë në fytyrë (VIDEO)


Del videoja nga momenti kur deputeti më i ri i opozitës Ralf Gjoni, është goditur me bojë nga një i ri.

Gjoni sapo kishte dalë nga banesa e tij, ku poshtë hyrjes së pallatit e priste një djalë që e ka qëlluar me bojë të kuqe.

Gjoni ishte nisur për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, pasi në seancën e sotme do të bëjë betimin si deputet i ri duke marrë mandatin e Klajda Gjoshës.

Kandidati i LSI-së, ka treguar se ka patur djegie të syve. Në një dalje për mediat pas sulmit, Gjoni tha se sulmi ishte me porosi.

 “Isha me vajzën dhe ënën dhe një djalë i ri po më pritste në një kafe. Ai erdhi me një shiringë dhe më hodhi bojë. Në fakt nuk e prita dhe më frikësoi sepse ishte e papritur.

Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë sjellje rrugaçërie ta dinë se jam këtu për t’u betuar.

Përfaqësoj gjithë ata të rinj që kanë shpresa se ky vend do të bëhet.

Policia besoj se po bën verifikimet. Unë kam ardhur këtu për tu betuar dhe jo për të bërë lajme. Nuk kam ardhur këtu për të marrë një rrogë të qelbur shteti.

Nuk do lejoj kurrë që emri im dhe kontributi im të keqpërdoren”, tha Gjoni./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *