Vendosni fjalën kyçe....

Cikloni godet Mozambikun, dyshohet për mijëra viktima


Numri i të vdekurve në Mozambik nga cikloni “Idai” mund të shkojë më shumë se 1000, ka thënë presidenti i vendit, Filipe Nyusi.

Stuhia goditi më së shumti qytetin port të Beira të enjten, me erëra që arrinin deri në 177 kilometra në orë.

Një punonjës i ndihmës së OKB-së i tha BBC-së se çdo ndërtesë në Beira ishte dëmtuar. Ekipet e shpëtimit kaluan pjesën më të madhe të natës duke ndihmuar njerëzit që ishin ngjitur sipër pemëve për t’i shpëtuar përmbytjes, raporton BBC.

Numri zyrtar i vdekjeve në Mozambik deri tani ka shkuar në 84 ndërsa cikloni ka vrarë më shumë se 180 persona në mbarë Afrikën jugore. Mijëra banesa janë enden në ujë dhe autoritetet druhen se në orët në vijim pas largimit të ciklonit, numri i viktimave mund ta kapërcejë numrin 1000.

Mozambiku është një ish-koloni portugeze dhe e ka fituar pavarësinë në vitin 1975. Pas kësaj vendi u përfshi nga një Luftë Civile 16-vjeçare që përfundoi në vitin 1992 dhe është një nga vendet më të varfra në Afrikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *