Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada Amerikane dhe delegacioni i BE-së patën frikë për dhunë, gjesti i protestuesve tregon tjetër gjë (VIDEO)


Ndërkohë që Ambasada Amerikane dhe delegacioni i BE-së patën frikë për dhunë në protestë, qytetarët sot kanë treguar një tjetër anë të tyren.

Një protestues është filmuar duke shpërndarë shishe me ujë për policët të cilët kishin formuar kordonin përpara godinës së Kryeministrisë.

Kujjtojmë se Ambasada Amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Europian i në dy deklarata të veçanta, paralajmëruan opozitën  se dhuna gjatë manifestimeve është “e paligjshme dhe e patolerueshme”.

“Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit.”, thuhet në njoftimin e konsullatës amerikane.

 Delegacioni i Bashkimit Europian nga ana tjetër paralajmëronte: “Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *