Vendosni fjalën kyçe....

Postierja më e veçantë në botë, 83-vjeç dhe ende në krye të detyrës (Video)


Ka më shumë se një gjysmë shekulli që 83-vjeçarja Ekaterina Dzhalaeva-Otaraeva filloi të dërgonte postën në fshatin Tsei në Rusinë Jugore. Tre herë në javë ajo ecën 48 kilometra përgjatë rrugëve malore.

Gruaja u mahnit me punën e postierit që nga vitet e fëmijërisë, gjatë luftës, kur ajo po priste letrat që i vëllait dërgonte nga linja e frontit dhe më pas kjo gjë i hyri në zemër.

“Në fshatin tonë kishim vetëm një postier të moshuar. Të gjithë vraponin tek ai dhe po kështu edhe unë.” – thotë Ekaterina.

Pas braktisjes së shkollës, Ekaterina nuk kishte asnjë shans për të marrë një arsimim të mirë pasi ajo ishte e detyruar të ndihmonte familjen e saj.

“Nuk kishte asnjë tjetër përveç meje që mund të priste barin”, thotë ajo.

Ndërsa ajo u rrit, ajo arriti të merrte një punë në një zyrë lokale. 50 vjet më v

onë, ajo ende punon me banorët lokalë që e përshkruajnë atë si “gjithmonë shumë miqësorë, aktive dhe të zellshme”.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *