Vendosni fjalën kyçe....

Prindërit të alarmuar, mblidhen natën për shkollën: Fëmijët mësim pasdite për shkak të rikonstruksionit në mes të vitit


Dhjetra prindër kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi fëmijët e tyre që frekuentojnë shkollën 9-vjeçare Gustav Mayer do tranferohen në shkollat të ndryshme për të zhvilluar procesin mësimor pasi në kjo shkollë do i nënshtorhet rikonstruskioneve të pjesshme.

Në redaksinë e Hashtag.al ka mërritur shqetësimi i një prindi i cili është i shqetësuar për transferimin e fëmijës së tij në shkolla të tjera pasi ky rikonstruskion fare mirë mund të zhvillohet gjatë pushimeve të verës në kohën kur nuk ka nxënës që zhvillojnë mësim.

 

Prindërit ngrenë këtë shqetësim pasi në këtë shkollë Bashkia ka akorduar një fond prej 8.7 milionë lekësh për rikosntruksionin e palestrës dhe tualeteve. Sipas prindërve ky rikonstruskion i pjesshëm mund të zhvillohet në verë dhe të mos ndërpritet mësimi në këtë kohë.

Gjendja e godinës nuk ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe ndërprerja e procesit mësimor në këtë moment do të sjellë zhvendosjen e nxënësve në shkolla të tjera dhe zhvillimin e mësimit gjatë mbasditeve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *