Një kompani amerikane ka mundësuar lëvizjen e trenave me anë të një mënyre të veçantë.
Kështu trenat që qarkullojnë në Chicago përdorin një sistem ngrohjeje me gaz që i mban shinat e shkrira dhe mundëson lëvizjen.
Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar jo pak probleme në shumë zona por kompania amerikane në fjalë ka mundësuar qarkullimin e trenave, që janë jetikë për shumë procese.
Ditët e fundit pjesa lindore dhe qendrore e SHBA-së është prekur nga një mot ekstrem i acartë me temperatura që shkojnë deri në minus 30 gradë Celsius.
Nga moti i acartë që ka prekur shumë metropole të rëndësishme amerikane kanë humbur jetën më shumë se 20 persona.