Vendosni fjalën kyçe....

Po kalonte rrugën, makina përplas të moshuarën në Fier


Një aksident ka ndodhur këtë të dielë në qytetin e Fierit, ku një makinë ka dalë nga rruga duke plagosur një të moshuar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘”Rauf Nallbani”, ku drejtuesi i automjetit  tip  Benz  me targa AA 754 SY AA 754 SY, ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte.

Si pasojë, automjeti ka përplasur një të moshuar, e cila në atë moment po kalonte rrugën.

E moshuara, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky është aksidenti i dyte që ndodh në kete rrugë në harkun kohor të dy ditëve të fundit.

Vetëm një ditë më parë, po në këtë rrugë një e moshuar u përplas nga një tjetër automjet. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *