Vendosni fjalën kyçe....

“Le të zgjohemi si shokët tanë”, studentët e rretheve u bashkohen atyre të Tiranës, paralajmërojnë sot protesta masive


Prej ditësh studentët e Universitetit të Tiranës, përveçse kanë bojkotuar mësimin janë ngujuar edhe në fakultetet përkatëse, duke bërë kështu një tjetër formë proteste.

Pas një periudhe të qetë, studentët e Shkodrës kanë vendosur gjithashtu të kthehen përsëri në protesta, duke paralajmëruar për sot një protestë masive. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Studentët e rretheve ashtu sikurse edhe studentët e Tiranës, kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që paralajmërojnë protesta për gjatë gjithë javës.

Sakaq studentët në Tiranë sot kanë paralajmëruar bojkot masiv. Përveçse studentëve të fakultetit të Ekonomisë, Juridikut dhe Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Urbanistikës, do të ngujohen edhe studentët e mjekësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *