Vendosni fjalën kyçe....

U rrëzua në borë, 59-vjeçari me urgjencë drejt Tiranës


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një 59-vjeçar teksa inspektonte prurjet e ujit të përroit Osojë, ka rrëshqitur dhe është dëmtuar.

59-vjeçari me inicialet Dh.T, u dërgua në Spitalin e Korçës ku I është dhënë ndihma e parë mjekësore, mirëpo për shkak të gjendjes serioze, është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

“Më datë 12.01.2019, në rrugën që lidh fshatin Shipskë me Voskopojën, duke inspektuar prurjet e ujit të përroit Osojë, shtetasi Dh.T, 59 vjeç, banues në Korçë, ka rrëshkitur në dëborë dhe është dëmtuar, i cili pas mjekimit në Spitalin e Korçës, u nis për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”, njofton policia e Korçës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *