Vendosni fjalën kyçe....

Shembet gjatë natës banesa në Shkozë, banorët përballen me policinë dhe IKMT-në (VIDEO)


Punonjësit e IKM-së kanë përfituar nga errësira e mbrëmjes, për të shembur një banesë në Shkozë.

Banesa e shembur mësohet se është e pabanuar mirëpo forca të shumta policore u janë afruar banesave të tjera dhe banorët të traumatizuar kanë dalë jashtë të përballen me ta.

Në videon e mëposhtme shihen jo vetëm burra e gra, por edhe fëmijë të traumatizuar, të cilët kanë braktisur shkollën për sot për të qëndruar me prindërit.

“Është diçka e bërë në mënyrë flagrante dhe të paprecedentë.”, thotë një nga banorët që po filmon.

Ndërkohë, një djalë i ri është përplasur me policinë. Ai nis e ofendon: “O shef o të q**sha motrën. O b*thëderr”. Por banorët e tjerë i afrohen për ta qetësuar.

Situata vijon të jetë e tensionuar në këto momente në Shkozë, ndërkohë që punonjësit e IKMT-të vijojnë punën për shembjen e banesës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *