Vendosni fjalën kyçe....

“Dekretimi i Lleshajt deri të premten”, përgjigjja që jep Meta


Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’ ka deklaruar se ende nuk ka marrë asnjë vendim për dekretimin e Sandër Lleshit, i propozuar për herë të dytë nga Rama për postin e Ministrit të Brendshëm.

I pyetur nga gazetarja Eni Vasili, Meta tha se nuk ka marrë asnjë vendim.

“Nuk kam marrë asnjë vendim. Vendimi im është që po bashkëpunojmë. Po vazhdojmë këtë proces me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila është ministrja përgjegjëse për këtë çështje”- tha Presidenti Meta.

Lidhur me refuzimin e parë, Presidenti tha se faktin “që nuk kisha krijuar bindjen e plotë do të thotë bindjet bazohen në bazë të Kushtetutës. Kushtetuta jonë është sipas modelit italian, kur Presidenti ka kompetenca. Nuk është siç e mendojnë disa që e lidhin me Kushtetutën e disa vendeve të tjera, ku Presidenti ka vetëm rol ceremonial”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *