Vendosni fjalën kyçe....

ME FOTO/ Çfarë kishte brenda pakos së dyshimtë, që zbrazi sot godinën e CNN


Kryebashkiaku i New Yorkut,  Bill de Blasio ka deklaruar së fundmi se kutitë postare me bomba që i janë dërguar figurave të njohura, përfshirë Bill dhe Hillary Clinton janë në mënyrë të qartë një akt terrori.

Ndërsa guvernatori i New Yorkut Andrew Cuomo konfirmoi gjatë konferencës për shtyp se një pako që përmbante një pajisje eksplozivi ishte dërguar në zyrën e tij në Manhatan.

Çfarë u gjet në pakon që zbrazi sot goninën e CNN?

Pajisjet dyshohet të jenë bomba. Zyrtarët e zbatimit të ligjit tregojnë për mediat amerikane se pajisja që u  zbulua në CNN të mërkurën duket të jetë e ngjashme me atë që u gjend në shtëpinë e  Sorosit të hënën. Komisari i policisë z. O’Neill tha gjithashtu se u gjet edhe një “zarf që përmban pluhur të bardhë” në pakon me pajisje që iu dërgua CNN.

Burimi: BBC

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *