Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetase ka ndodhur këtë pasdite në rrethin e Fierit. Një mjet ka përplasur një këmbësore në fshatin Lalar. E plagosura është duke marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Fierit. Ajo ndodhet në gjendje kritike. Shtetasja e plagosur është rreth 50 vjeçe.…