Vendosni fjalën kyçe....

Lajme

Sekretari Amerikan i Shtetit letër për ministren Olta Xhaçka: Mirënjohje e thellë për Shqipërinë, vendi i parë që ofroi një “parajsë të sigurtë” për afganët

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken i ka dërguar një letër Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës. Në këtë letër, Blinken shpreh mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë për kontributin e dhënë nga ushtarët shqiptarët gjatë aksioneve të NATO-së në Afganistan. Por përpos kësaj e falenderon edhe…

Salianji sërish përplasje me Braçen: Pse të djeg ty? Një zv.kryeministër dhe ministrja e Financave në përgjimet e prokurorisë italiane

Pas sherrit me zv.kryeministrin Erion Braçe, deputeti Ervin Salianji ka folur përsëri në foltore, duke e pyetur përsëri Braçen nëse është ai zv.kryeministri i cili ka dalë në përgjimet e prokurorisë italiane. Salianji thotë se Prokuroria italiane flet për një zv. kryeministër dhe ministre financash, por pa specifikuar se kë.…

Ministria e Drejtësisë padit në SPAK 6 punonjës të Kadastrës: Legalizuan ndërtimin e katit shtesë në kopshtin për fëmijë në Ishëm

Gjashtë punonjës të Kadastrës janë kallëzuar në SPAK nga Ministria e Drejtësisë, se kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në shkollën e fshatit Ishëm. “Ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin. Pa studim, pa projektim është shtuar një kat mbi kopshtin ku shkojnë fëmijët e…

Kërkesa e Mërtirit që bankat të mos japin informacion, Belind Këlliçi: Hetimin nuk e pengon dot askush, frika e shtyn drejt absurdit

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar pas lajmeve se biznesmeni Mirel Mërtiri u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë të mos nxjerrin informacione konfidenciale, teksa Komisioni Hetimor për incineratorët ka nisur punën. Këlliçi shprehet se kërkesa e Mërtirit drejtuar bankave është e paligjshme, pasi sipas tij Komisioni Hetimor…

Nikolla merr masë disiplinore ndaj Salianjit pas sherrit me Braçen, kundërshton Rrushaj: Vetëm pse është deputet opozitar, heto kush e nisi sherrin

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vendosi një masë disiplinore ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji, pas debatit që ky i fundit pati me deputetin socialist Erion Braçe. “Bazuar në nenin 64 i jepet ‘Masa disiplinuese e tëheqjes së vëmendjes’ i jepet deputetit Ervin Salianji për përdorimin e një gjuhe jo parlamentare,…

Braçe i përgjigjet Salianjit: Rezart Taçin s’e kam takuar kurrë, këtu ka deputetë që paguhen për të lëshuar akuza, do ua provoj

Ish-zv.kryeministri Braçe i është përgjigjur deputetit të PD-së, Salianji, pas akuzave të këtij të fundit se kishte dalë në përgjimet e antimafias italiane ku shfaqet edhe emri i biznesmenit Rezart Taçi. Braçe lëshoi akuza ndaj deputetëve të PD-së duke thënë se do e provonte se një pjesë e tyre paguhen…